Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të përbyllë çështjen e përcaktimit të vijës kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe jo Prishtina e Beogradi. Sipas Buçkovskit parim i bisedimeve të filluara në Vjenë për statusin e Kosovës është që çështja e kufirit të zgjidhet para statusit përfundimtar të Kosovës.
Kryeministri i Maqedonisë tha se, meqë te gjithë janë të mendimit se statusi përfundimtar do të jetë pavarësia, at'herë pala kosovare, nëse e dëshiron këtë, duhet te mbyllë këtë çështjë të hapur me Maqedoninë dhe me këtë do të prodhojë stabilitet.
Buçkovski nënvizoi se Maqedonia për kufirin duhet te bëjë presion tek bashkësia ndërkombëtare që ajo me pas të ndikojë tek Prishtina dhe Beogradi për mbylljen e kësaj çeshtjeje.
"Mua më inkurajon dhe qëndrimi i SHBA-së që kjo çështje të mbyllet para statusit të Kosovës"- tha kryeministri Buçkovski.
Ai bëri të ditur se kryeministri i Kosovës Agim Çeku së shpejti do të vizitojë Shkupin dhe në takimin me të do të bisedohet rreth shënimit të vijës kufitare.
XS
SM
MD
LG