Ndërlidhjet

TEL AVIV


8 të vrarë dhe dhjetra të plagosur është bilanci i një sulmi vetëvrasës sot në Tel Aviv.
Dy grupe militante palestineze brigada e martirëve Al-Aksa, krah i armatosur i partisë Fatah dhe grupi militant Xhihadi Islamik, kanë marrë secila përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.
Lideri palestines Mahmud Abaz dënoi këtë akt.
" Në emër të presidentit Mahmud Abaz, ne dënojmë këto akte, ashtu siç kemi dënuar çdo sulm ndaj civilëve, qofshin palesntinezë apo izraelitë. Sulme të tilla dëmtojnë interesat palestineze dhe ju bëjmë thirrje të gjithë palëstinezëve të bindet, duke i dhënë fund dhunës sipas marrveshjes së Kajros, të arritur në vitin 1994"- tha për gazetarët zëvendësndihmësi i presidentit, Saeb Erekat.
Por liderët e partisë Hamas dolën në mbrotje të sulmit vetëvrasës me bombë, si një përgjigje ndaj asaj që e cilesuan, agresion izraelit.
Sulmi ndodhi në një restorant shumë pranë një stacioni të vjetër autobuzësh.
Izraeli ka qënë në gjendje të lartë alarmi gjatë ditëve të Pashkëve.
XS
SM
MD
LG