Ndërlidhjet

DOHA


Ministri i punëve të jashtme i Katarit tha se vendi i tij do ti dhurojë 50 milion dollarë ndihmë qeverisë palestineze, që udhëhiqet nga lëvizja militante Hamas.
Katari bëri njoftimin vetëm një ditë pasi ministri i punëve të jashtme të Iranit, Manucher Motaki u shpreh se Irani do ti japë një shumë të ngjashme autoriteteve palestineze.
Premtimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pezulluan ndihmën e tyre për qeverinë palestineze, derisa Hamasi ti japë fund dhunës dhe të njohë Izraelin.
Hamasi u kërkoi kombeve muslimane që ta ndihmojnë për të kompesuar ndërprerjen e fondeve, që llogaritet në qindra milion dollarë.
XS
SM
MD
LG