Ndërlidhjet

BEOGRAD


SHBA konsideron se është "urgjente dhe rëndësishmë" që vendimi për statusin e ardhshëm të Kosovës të merret deri në fund të vitit 2006, me qëllim ruajtjen e paqes në rajon dhe për të mundësuar zhvillimin e Kosovës, ka thënë Frenk Uiesner, i dërguari amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës.
Në konferencën për shtyp në ambasadën amerikane në Beograd Uisner tha se qëndrimi i SHBA-së është që në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të zgjidhet çështja e mbrotjes të së drejtave të pakicës serbe dhe bashkësive të tjera etnike.
Uisner tha se "nga ajo që po bëhet sot" varen mardhëniet e ardhshme të SHBA-së me unionin Serbi- Mali i Zi dhe ka shtuar se "zgjidhja e drejtë për Kosovën" do të jetë kyçe për "integrimin më të thellë" të Serbisë e Malit të Zi në strukturat evropiane dhe evroatlantike.
Uisner i ka vlerësuar të sinqerta bisedimet e sotme me zyrtarët në Beograd.
XS
SM
MD
LG