Ndërlidhjet

TEL AVIV


Të paktën 9 të vrarë dhe dhjetra të plagosur është bilanci i një sulmi që ndodhi sot në Tel Aviv, kur një i ri 21 vjeçar hodhi veten në erë, në një restorant pranë një stacioni autobuzi.
Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se Izraeli do t'i japë përgjigjen e duhur këtij akti.
" Ne tani po kontrollojmë si ndodhi, çfarë ndodhi dhe kush është përgjegjës për këtë. Ne do të zhvillojmë konsultime dhe më pas do të vendosim si të përgjigjemi.
Lideri palestinez Mahmud Abaz dënoi këtë akt.
Liderë nga e gjithë bota Shtetet e Bashkuara, Rusia, Gjermania, Franca dhe Jordania ishin ndërmjet shteteve që denoncuan sulmin mbi civilë të pafajshëm.
Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scott McClellan e cilësoi sulmin akt terrorist.
Dy grupe militante palestineze, brigada e martirëve Al-Aksa, krah i armatosur i partisë Fatah dhe grupi militant Xhihadi Islamik, kanë marrë secila përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG