Ndërlidhjet

PEKIN/UASHINGTON


Presidenti i Kinës, Hu Jintao sot do ta arrijë në Shtetet e Bashkuara për vizitë katërditëshe. Parashihet që pasnesër ai do të takohet edhe me presidentin, George Bush. Lidhur me takimet amerikane – kineze, zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Robert Zoellick, mbrëmë në Uashington tha:
- Samiti dhe marrëdhëniet tona qartas shkojnë përtej ekonomisë dhe veçanërisht në të drejtat e njeriut dhe në natyrën e sistemit kinez. Kjo është pika që presidenti Bush e ka theksuar vazhdimisht në bisedat e tij me presidentin Hu gjatë vitit të kaluar, tha zëvendës sekretari Zoellick. Ai mëtutje tha se pala amerikane është e fokusuar në hapjen e mundësive për liri më të mëdha religjioze.
XS
SM
MD
LG