Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Sot herët në mëngjes, aeroplanat e Izraelit kanë sulmuar me predha një ndërtesë në qytetin e Gazës. Është raportuar se në ndërtesë janë shkaktuar dëme por nuk ka pasur viktima. Armata e Izraelit thotë se kjo ndërtesë është shfrytëzuar nga militantët e Frontit popullor për çlirimin palestinez për ndërtimin e raketave, me të cilat janë sulmuar caqe në Izrael. Ky sulm u bë pasi një sulmues vetëvrasës me bombë, që ishte pjesëtar i xhihadit islamik palestinez, në një restrorant në Tel Aviv, dje pasdite vrau 9 civilë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan e dënoi këtë sulm dhe kërkoi nga qeveria palestineze e udhëhequr nga Hamasi që të marrë qëndrim të qartë publik kundër sulmeve të këtilla.
XS
SM
MD
LG