Ndërlidhjet

TIRANË


28 deputetë të Partisë Demokratike kanë dorëzuar sot në kuvend kërkesën për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku duke e akuzuar atë se ka dështuar në luftën kundër krimit të organizuar. Informacionin e ka bërë publik kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Bamir Topi, i cili tha gjithashtu se do të ngrihet një komison hetimor, për të verifikuar akuzat e ngritura ndaj Sollakut.
Topi shtoi se tre muaj do të mjaftojnë për të hetuar të gjitha çështjet dhe se mazhoranca ka të gjitha votat e duhura për të miratuar raportin që do të dalë nga komisioni hetimor.
Të dielën kryeministri Berisha e akuzoi kryeprokurorin Sollaku për lidhje me krimin e organizuar.
XS
SM
MD
LG