Ndërlidhjet

JERUZALEM


Qeveria izraelite e ka cilësuar qeverinë palestineze të udhehëqur nga Hamasi përgjegjëse për sulmin vetëvrasës me bombë ku u vranë 9 vetë dhe dhjetra të tjerë u plagosën.
Ndërmjët masave të tjera Izraeli tha se do të shfuqizojë lejet e qëndrimit për tre ligjvënës të Hamasit të cilët jëtojnë në Jeruzalem. Ndërkohë sot herët në mëngjes, aeroplanat e Izraelit kanë sulmuar me predha një ndërtesë në qytetin e Gazës. Është raportuar se në ndërtesë janë shkaktuar dëme por nuk ka pasur viktima. Armata e Izraelit thotë se kjo ndërtesë është shfrytëzuar nga militantët e Frontit popullor për çlirimin palestinez për ndërtimin e raketave, me të cilat janë sulmuar caqe në Izrael.
XS
SM
MD
LG