Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia ripërsëriti sot se është kundër saknsioneve ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor duke theksuar se kriza mund të zgjidhet vetëm në rrugë diplomatike.
" Ne jemi të bindur se asnjë saksion apo përdorim force do të mund të zgjidhë shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me programin bërthamor të Iranit" – tha sot zëdhënësi i ministrit të jashtëm rus Mikhail Kamynin.
Ndërkaq zëdhënësi i ministrit të jashtëm kinez, Çin Gang gjatë një konference sot në Pekin u shpreh.
" Kina ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me çështjen bërthamore të Iranit. Ne shpresojmë që palët të tregojnë ndjeshmëri për të krijuar kushtet e nevojshme për negociata diplomatike" -tha Gang.
Deklaratat vinë kur mbeten dhe pak orë nga takimi në Moskë i diplomatëve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina, Britania dhe Franca të pestë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe Gjermania, për të përcaktuar hapat e mëtejshëm për zgjidhjen e krizës.
XS
SM
MD
LG