Ndërlidhjet

SINGAPOR


Çmimet e naftës në botë kanë shënuar një rritje të lehtë sot për shkak të frikës në rritje të një aksioni të mundëshëm ushtarak të SHBA-së ndaj Iranit. Në tregun aziatik, një fuçi naftë sot u shit me 70.88 dollarë, nivel më i lartë ky krahasuar me kuotën e shënuar të hënën prej 70.78 dollarësh.
Agjenti i energjisë Raymond Crbone i tha Reuters se, çmimi i naftës mund të luhatet sipas zhvillimeve në Iran dhe Lindjen e Mesme.
" Nëse do të ndodhë diçka në Iran, në rajon në përgjithësi ne mund të shohim çmime më të larta nga ato që po shohim deri tani. Sigurisht nëse do të ketë zgjidhje paqësore lidhur me programin bërthamor të pasurimit te uraniumit ne do të shohim një treg të stabilizuar të naftës që do të çojë në çmime më të ulta.
Gjatë katër javëve të fundit çmimet e naftës kanë shënuar një rritje prej më tepër se 16%.
XS
SM
MD
LG