Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi Negociues për statusin e Kosovës ka diskutuar sot detajet përfundimtare të planit për Mitrovicën dhe caktimit të kufijve të komunave të Kosovës pas përcaktimit të statusit.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se pala kosovare është pajtuar që Mitrovica të ndahet në dy njësi komunale, që do të funksionojnë brenda një qyteti të vetëm.
“Ajo që ne kemi për objektiv është përpjekja edhe me bashkësinë ndërkombëtare që qyteti i Mitrovicës ta ruajë tërësinë e vetë”,- theksoi presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG