28 deputetë të Partisë Demokratike kanë dorëzuar sot në kuvend kërkesën për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, duke e akuzuar atë se ka dështuar në luftën kundër krimit të organizuar. Informacionin e ka bërë publik kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Bamir Topi, i cili tha gjithashtu se do të ngrihet një komison hetimor, për të verifikuar akuzat e ngritura ndaj Sollakut.
Topi shtoi se tre muaj do të mjaftojnë për të hetuar të gjitha çështjet dhe se shumica ka të gjitha votat e duhura për të miratuar raportin që do të dalë nga komisioni hetimor. Ndërkaq seanca e pasdites e kuvendit të Shqipërisë është përfshire në debate mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, lidhur me "çështjen Sollaku".
Prokuroria e përgjithëshme ka reaguar nëpërmjet zëdhënësit Agim Neza, duke hedhur poshtë akuzat që kryetari i Partisë Demokratike njëkohësisht kryeministri Sali Berisha hodhi sot në adresë të prokurorit të përgjithshëm sollaku në mbledhjen e grupit parlamentar te Partisë Demokratike.