Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush u ka bërë thirrje palestinezëve t'i japin fund dhunës, siç ishte sulmi vetëvrasës me bombë, i cili vrau 9 persona, në Tel Aviv.
"Më vjen shumë keq për humbjen e jetëve të pafajshme dhe për sulmin ndaj popullit në Izraelit. Është e pajustifikueshme dhe e panevojshme. Ata që duan paqen në territoret palestineze, duhet t'i japin fund kësaj lloj dhune"-tha Bush një konferencë per shtyp.
Qeveria izraelite e ka cilësuar qeverinë palestineze të udhehequr nga Hamasi përgjegjëse për sulmin vetëvrasës me bombë ku u vranë 9 vetë dhe dhjetra të tjerë u plagosën.
Ndërmjet masave të tjera Izraeli tha se do të shfuqizojë lejet e qëndrimit për tre ligjvënës të Hamasit, të cilët jetojnë në Jeruzalem. Por Hamasi doli në mbrotje të këtij sulmi duke e quajtur një përgjigje legjitime ndaj asaj që e cilësoi, agresion izraelit.
XS
SM
MD
LG