Ndërlidhjet

BUKURESHT


Punëtorë të shpëtimit thanë se situata e përmbytjeve në perëndim të Rumanisë mbetet ende kritike, për sa kohë lumi Danub vazhdon të rritet.
Disa mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre, 40 mijë hektarë tokë është përmbytur në Rumani ndërsa lumi arriti nivelet më të larta të më shumë se 100 viteve të fundit.
Sot dhe nesër niveli i ujërave pritet të rritet në Rumani dhe në Bullgari ndërsa po ulet zbehtë në Serbi.
XS
SM
MD
LG