Ndërlidhjet

TIRANË


Gjatë vizitës së zëvendës kryeministrit të Kinës, Hui Liangyu në Shqipëri, është diskutuar edhe për Kosovën, për të cilën zoti Hui ka thënë se "është çështje shumë e ndërlikuar". Siç informon agjencia AP, ai mëtutje ka thënë se "ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të rajonit dhe poashtu edhe të drejtën e popujve të ndryshëm në rajon që të zgjedhin për vetvete". Zoti Hui ka thënë se "qëllim i vizitës së tij në Shqipëri ishte konsolidimi i miqësisë ndërmjet të dy vendeve". Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Ilir Rusmajli ka kërkuar që Kina të investoj në transport, në energji, në buqësi dhe në shumë fusha të tjera në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG