Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka emëruar Steven Schook në postin e zëvendësit të parë të shefit të administratës ndërkombëtare në Kosovë. Në këtë post më parë ishte diplomati amerikan, Larry Rossin. Në kumtesën e UNMIK-ut, mëtutje thuhet se zoti Schook, gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, edhe më parë ka shërbyer në Kosovë. Në periudhën 2003-2004, ai ishte shef i shtabit të misionit paqeruajtës ndërkombëtar KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja. Ai ishte edhe komandant i SFOR-it në Bosnjë Hercegovinë. Kryeadministratori i Kosovës, Petersen e ka mirëpritur emërimin e zotit Schook, duke thënë se ai sjellë një përvojë të madhe nga rajoni në përgjithësi dhe nga Kosova në veçanti.
XS
SM
MD
LG