Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha sot se Irani duhet ti ketë parasysh kërkesat ndërkombëtare për ndaljen e të gjitha aktiviteteve për pasurimin e uraniumit. Këro komente ai i bëri pas takimit të diplomatëve nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermanisë, që u mbajt në Moskë. Zoti Lavrov tha se nuk janë marrë vendmie në këtë takim, por u shpreh se "të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar se kërkohen "hapa ergjent dhe konstruktiv" nga ana e Iranit për ti qetësuar shqetësimet lidhur me programin e tij bërthamor. Nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns dje tha se "Irani duhet ta dëgjoj mesazhin e fortë nga Bashkësia ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG