Ndërlidhjet

TIRANË


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner tha sot se "është mjaft optimist për ecurinë e deritashme të bisedimeve për statusin e Kosovës". Ai këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ai u shpreh se për Shtetet e Bashkuara, Shqipëria është një partnere e rëndësishme për paqen në rajon. Kryeministri Berisha tha se "për Shqipërinë është mjaft e rëndësishme që në Kosovë të respektohen të drejtat e pakicave dhe liritë fetare". Zoti Wisner edhe nesër do të qëndroj në Tiranë.
XS
SM
MD
LG