Ndërlidhjet

MITROVICË


Zyrtari i lartë ndërkombëtar në Mitrovicë, Gerard Gallucci tha se ndoshta Administrata e Kombeve të Bashkuara do ta vazhdoj qëndrimin e saj në pjesën veriore të Kosovës, edhe pas arritjes së zgjidhjes së çështjes së statusit. Ai i tha agjencisë Reuters se një prani ndërkombëtare do të ndihmonte në "koordinimin e marrëdhënieve" ndërmjet serbëve në veri dhe autoriteteve në Prishtinë. Diplomati amerikan, Gallucci këtë e cilësoi si një "periudhë transitore në të cilën, Bashkësia ndërkombëtare, edhe nëse më nuk do të ketë rol në pjesën jugore, ndoshta do të vazhdoj të luaj ndonjë rol të ngjashëm në veri për ndonjë periudhë kohore".
XS
SM
MD
LG