Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u takua me presidentin e Kinës Hu Jintao në Shtëpinë e Bardhë. Dy udhëheqësit folën për nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Në fjalimin e pritjes, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina ndajnë interesa strategjike në ruajtjen e paqes në botë.
Ai bëri thirrje për bashkëpunim më të madh në adresimin e ambicjeve bërthamore të Iranit dhe Koresë Veriore.
"Prosperiteti varet nga siguria. Kështu, Shtetet e Bashkuara dhe Kina ndajnë interesa strategjike në shtimin e sigurisë për dy popujt tanë. Ne synojmë ta thellojmë bashkëpunimin në adresimin e kërcënimeve ndaj sigurisë globale, përfshirë ambicjet bërthamore të Iranit, gjenocidin në Darfur të Sudanit, dhunën e ndërsyer nga terroristët dhe ekstremistët, dhe përhapjen e armëve për shkatërrim në masë", tha Bush.
Presidenti kinez Hu Jintao gjithashtu tha se dy vendet duhet të punojnë bashkë për një perspektivë afatgjatë.
"Ndërveprimet dhe bashkëpunimi i zgjëruar ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u shërben interesave të dy popujve, dhe është ndihmesë për paqen dhe zhvillimin në botë. Ne duhet të mbahemi fort për të sotmen, por duhet të shohim përpara që marrëdhënieve kinezo-amerikane t'u qasemi nga një perspektivë strategjike dhe afatgjate", tha Hu Jintao.
Në samitin e tyre, dy presidentët pritet të diskutojnë temat ekonomike, programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut, Tajvanin dhe çështje tjera.
XS
SM
MD
LG