Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Portugalisë Anibal Cavaco Silva sot qëndroi në Prishtinë, ku u takua me kryeadministratorin e Kosovës Soren Jessen-Petersen.
Takimi i paralajmëruar me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu është shtyrë, ka njoftuar zyra e presidencës së Kosovës, duke mos dhënë detaje tjera.
Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti Cavaco Silva u takua me paqëruajtësit portugezë në kuadër të KFOR-it.
Të enjten presidenti Anibal Cavaco Silva vizitoi Bosnjë e Hercegovinën, ku Portugalia ka rreth 200 trupa paqeruajtës.
XS
SM
MD
LG