Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka kërkuar ndjesë pasi disa protestues e prishën ceremoninë e pritjes së presidentit kinez Hu Jintao në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Protestuesit ndërhynë duke bërtitur që Bush ta ndalë homologun kinez që ai të mos e përndjekë Falun Gong, lëvizjen spirituale që është e ndaluar në Kinë.
Në takimin e tyre, presidentët Bush dhe Hu thanë se kanë dakort të bashkëpunojnë më ngushtë, por nuk u raportua për ndonjë zgjidhje të dallimeve mes Uashingtonit dhe Pekinit, lidhur me sufiçitin tregtar të Kinës me Amerikën, si dhe çështjet bërthamore të Iranit dhe të Koresës së Veriut.
XS
SM
MD
LG