Ndërlidhjet

TOKIO


Rreth 100 ligjvënës japonezë sot e vizituan tempullin e luftës Yasukuni në Tokio. Raportohet se asnjë anëtar i kabinetit nuk ndodhej në mesin e vizitorëve që shkuan për të shënuar festivalin e pranverës.
Vizitat e mëparshme të politikanëve japonezë e kanë zemëruar Kinën dhe Korenë e Jugut, të cilat tempullin e shohin si simbol i së kaluarës militariste të Japonisë.
Në tempull prehen rreth 2.5 milionë japonezë të vrarë në luftë, përfshirë disa të dënuar për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG