Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Portugalisë Anibal Cavaco Silva vizitoi Prishtinën ku u takua me kryeadministratorin e Kosovës Soren Jessen Petersen dhe me kontigjentin paqeruajtës portugez në Kosovë. Në Kosovë në kuadër të KFOR-it veprojnë 300 ushtarë portugezë. Presidenti portugez kishte planifikuar dhe një takim me presidentin Fatmir Sejdiu, takim që sipas zyrës së zotit Sejdiu nuk u zhvillua.
Të enjten presidenti Anibal Cavaco Silva vizitoi Bosnje- Hercegovinën, ku Portugalia ka rreth 200 trupa paqeruajtës.
XS
SM
MD
LG