Ndërlidhjet

BAGDAD


Pesë policë irakianë janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në Bagdad. Policia njofton dhe për një civil të vrarë e dy trupa të gjetur në incidente të ndara gjatë ditës.
Ndërkaq udhëheqësit shiitë kanë filluar diskutimin për të emëruar kandidatin e ri për kryeministër, pasi kandidati i parë Ibrahim al Xhafarri u kundërshtua nga sunitët dhe kurdët.
Nga ana tjetër Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka akuzuar qeverinë irakiane se po mban ilegalisht mijëra të arrestuar.
XS
SM
MD
LG