Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjermania shpreson që gjatë bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë do të arrihet një marrëveshje e cila garanton bashkëjetesë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, thanë në Prishtinë përfaqësues të parlamentit gjerman.
Delegacioni gjerman është takuar me presidentin Fatmir Sejdiu dhe pas takimit përfaqësuesit gjermanë thanë se shpresojnë që gjatë këtij viti të arrihet një zgjidhje për Kosovën.
Lidhur më praninë ndërkombëtare pas statusit delegacioni gjerman tha se nuk bëhet fjalë vetëm për praninë ushtarake, por dhe për mbështetje në fushën e sigurisë dhe legjistlacionit.
XS
SM
MD
LG