Ndërlidhjet

BAGDAD


Xhavad al Maliki është kandidati i ri për postin e kryeministrit irakian, pas takimit të sotëm të partive politike shiite, që fituan shumicën në zgjedhjet e përgjithshme të katër muajve më parë. Kandidatura e deritashme e Ibrahim al Xhafarrit ishte kundërshtuar nga partitë sunite dhe kurde. Pritet që kandidatura e al Malikit të votohet në parlament në sesionin e nesërm.
Nëse miratohet kjo do t'i japë fund bllokadës disa mujore në politikën irakiane për të krijuar qeverinë e re të unitetit kombëtar.
XS
SM
MD
LG