Ndërlidhjet

MOSKË/TEHERAN


Rusia tha se do të mund miratojë sanksione kundër Iranit vetëm nëse ka prova të bindshme se programi bërthamor i Teheranit nuk është paqësor.
I dërguari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore deklaroi në Moskë se Irani do "t'i eleminojë të gjitha dyshimet" që rrethojnë programin e tij bërthamor. Nga ana tjetër drejtuesi më i lartë fetar i Iranit ripërsëriti se Teherani do vazhdojë me planet për teknologji bërthamore, të cilat janë për qëllime paqësore.
Këshilli i Sigurimit i ka dhënë Iranit afat deri më 28 prill për të ndaluar pasurimin e uraniumit.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Rusia që të ndërpresë tregtinë e armëve me Iranin.
XS
SM
MD
LG