Ndërlidhjet

KATMANDU


Policia ka hapur zjarr ndaj mijëra protestuesve që kanë marshuar përgjatë qëndrës së kryeqytetit të Nepalit, Katmandu. Dëshmitarët dhe mjekët thanë se dhjetra persona janë plagosur.
Përplasjet ndodhen menjëherë pasi partitë në opozitë hodhën poshtë ofertën e mbretit Gyanedra, për të emëruar një kryeministër për qeverinë e re, ndërsa thanë se do të vijonë sërisht me protesta.
Të paktën 12 njerëz janë vrarë në më shumë se dy javë protesta, ku kërkohet që mbreti ti japë fund sundimit absolut të tij, që prej vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG