Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nënsekretari i shtetit për kontrollin e armëve Robert Joseph tha se pretendimet e Iranit për prodhim të uraniumit të pasuruar janë të vërteta dhe se Irani mund të ketë mbledhur material të mjaftueshëm për 10 armë bërthamore.
"Eshtë e ndershmë të thuash se Irani po nxiton. Ata po lëvizin shumë shpejt që të vendosin realitete të reja së bashku me programin e tyre bërthamor", tha Joseph para gazetarëve në Uashington.
Ndërkaq i dërguari i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Ali-Asghar Soltanieh tha se Teherani po vijon bisedimet me Rusinë, lidhur me një propozimin e Moskës për të pasuruar së bashku uraniumin. "Irani dhe Rusia kanë një marrëveshje lidhur me këtë, por mbi detajet po punohet ende", tha Soltanieh, duke shtuar se Irani përgatitet për ngritjen e dy uzinave të reja bërthamore, krahas asaj të ndërtuar me ndihmën e Rusisë, në Busher.
XS
SM
MD
LG