Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice e ka mirëpritur njoftimin se nga Jawad al-Maliki është kërkuar të formojë qeverinë e re irakiane.
"Kjo është ditë e mirë dhe e rëndësishme për Irakun", u tha Rice gazetarëve në Uashington.
Zgjedhja e Al-Maliki në krye të qeverisë irakiane formalisht i jep fund krizës 4 muajshe ndërmjet shiitëve, sunitëve dhe grupeve kurde.
Al-Maliki ka 30 ditë që kabinetin e tij t'ia paraqesë parlamentit për miratim.