Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u është bashkuar serbëve në shënimin e pashkëve ortodoksë në manastirin e Deçanit. Ai deklaroi se "ka ardhur këtu pasi të gjithë qytetarët duhet të respektohen". Së bashku me të ishte edhe kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen – Petersen. Zoti Sejdiu tha se "po demonstrojmë se jemi të gatshëm ti mbrojmë të gjitha monumentet fetare dhe të gjitha kulturat në Kosovë".
PRAGË
Papa Benedikti i 16-të, sot nga Vatikani, u ka dërguar urime për paqe të krishterëve ortodoksë, që sot festojnë Pashkët. Besimtarët ortodoksë ishin tubuar edhe në Jerusalem, në qytetin Betlehem të Bregut Perëndimor dhe në shumë vende të tjera të botës.