Ndërlidhjet

KABUL


Sekretari britanik i mbrojtjes, John Reid ka kërkuar sot nga trupat e koalicionit në Afganistan që ta vazhdojnë ofensivën kundër militantëve. Ai poashtu tha se trupat britanike do të mbesin edhe për së paku tri vjet. Mëtutje zoti Reid theksoi:
- Pra, kur ne erdhëm për të punuar së bashku me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Hamid Karzait, ne nuk po i kontribuojmë vetëm përpjekjeve tuaja që ta merrni kontrollin ndaj vendit tuaj, sovranitetit, zhvillimit të ekonomisë dhe të forcave të sigurisë. Ne, poashtu, po e mbrojmë popullin tonë duke e bërë këtë botë më të sigurtë.
Në Afganistan edhe gjatë ditës së sotme është raportuar për viktima. Në përleshjet e sotme në provincën Ghazni janë vrarë tre militantë të dyshuar talibanë dhe një polic.
XS
SM
MD
LG