Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u ka premtuar përfaqësuesve të Kishës Ortdokose Serbe se manastiri i Deçanit do të ruhet dhe do të trajtohet si pjesë e pasurisë së Kosovës. Këto komente presidenti Sejdiu i ka bërë sot në Manastirin e Deçanit, ku bashkë me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen dhe komandantin e KFOR-it Giussepe Valotto kanë takuar klerikët ortodoksë të cilëve ua kanë uruar Pashkët Ortodokse. Unë kam ardhur këtu pasi dua të respektojë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se trashëgiminë fetare e konsiderojmë si pasuri të përgjithshme të Kosovës:
"Presidenti Sejidu tha se pronarët e tokave mund të shfrytëzojnë tokat e tyre, por duhet të respektojnë rregullat e përcaktura për këtë", tha presidenti Sejdiu duke garantuar paprekshmërinë e pronave private. Manastiri i Deçanit është shpallur zonë e mbrojtur me vlera të veçanta nga UNESCO, ndërsa shefi i UNMIK-ut Soren JessenPeteresen këto ditë e ka përtërirë urdhrin administrativ që e shpall zonën prej 800 hektarësh rreth manastirit të Deçanit të mbrojtur ku nuk mund të punohet dhe ndërtohet pa lejen e komisionit të veçantë.
Shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen pasi ka përgëzuar gjithë qytetarët tha se kjo ishte ditë e rëndësishme prandaj kishte ardhur për të thënë se kjo ishte ditë e porosive të mira të rilindjes, ringjalljes dhe të zemërgjerësisë:
"Mendoj se është mirë që të gjithë kemi ardhur së bashku, pavarësisht origjinave të ndryshme nacionale dhe fetare, për të treguar përkushtimin tonë që të punojmë për të ardhmen e Kosovës", tha Jessen Petersen. Ndërkaq, peshkopi Teodosije tha se objektet e këtilla nuk mund të ruhen pa ndihmën e të gjithëve dhe me vizitën e presidentit Sejdiu, kjo ndihmë po vërehet:
"Dora e tyre është e zgjatur, ne e pranojmë dhe mendoj se së bashku do të arrijmë gjithë ato që janë të mira", tha peshkopi Teodosije, për të shtuar se dyert e Manastirit tonë janë të hapura gjithmonë për njerëz të vullnetit të mirë që sjellin mesazhe paqeje, tha peshkopi Teodosije. Ndërsa presidenti Sejdiu e ka vizituar manastirin e Deçanit për të përgëzuar besimtarët dhe klerikët për ditën e pashkëve, kryeministri Çeku ditë më parë është refuzuar nga kleriku ortodoks serb Artemije për të marrë pjesë në meshën solemne të pashkëve ortodokse.
Rrahman Paçarizi