Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka përshëndetur kandidimin e Xhavad al Malikit në postin e kryeministrit të Irakut.
"Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të koalicionit do të punojnë me qeverinë e re të Irakut për të rivlerësuar taktikat, për t'i harmonizuar metodat dhe për t'i forcuar përpjekjet tona të ndërsjellta për arritjen e fitores në këtë front qëndror të luftës kundër terrorit", tha në Sakramento të Kalifornisë, presidenti amerikan, George Bush.
Por ish sekretarja amerikane e shtetit, Madlenë Ollbrajt ka deklaruar se ndërhyrja në Irak mund të përfundojë "si një nga katastrofat më të rënda" në historinë e politikës së jashtme amerikane. Ollbrajt për mediat amerikane ka deklaruar se "demokracisë po i vihet një emër i keq pasi po shoqërohet me detyrimin dhe pushtimin."
XS
SM
MD
LG