Irani ka ripërsëritur se nuk do të tërhiqet nga programet bërthamore. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Hamid Reza Asefi tha në një kofnerencë për shtyp në Teheran se programi bërthamor i Iranit është "i pakthyeshëm". Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga Irani që t'i ndalë të gjitha aktivitetet e pasurimit të uraniumit deri më 28 prill. Shtetet e Bashkuara dhe Britania thonë se nëse Irani nuk bashkëpunon, atëherë ata do të kërkojnë një tjetër rezolutë të Këshillit të Sigurimit me të cilën kërkesat do të bëheshin të detyrueshme.