Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, nuk e njeh si të vlefshme marrëveshjen për ndryshimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, të nënshkruar më 2001 në mes të Shkupit dhe Beogradit. “Nuk e pranojmë asnjë marrëveshje që është nënshkruar në mes Beogradit dhe Shkupit, është një marrëveshje e pavlefshme”, ka thënë zoti Çeku, duke rikujtuar edhe rezolutën e Kuvendit të Kosovës mbi këtë çështje. Zoti Çeku I ka bërë këto komente pas takimit që ka zhvilluar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Arbën Xhaferi. Kryeministri I Kosovës ka thënë se çështja e kufirit do të zgjidhet në një moment më të përshtatshëm dhe atëherë kur Kosova ta ketë përcaktuar statusin e saj politik. Zoti Xhaferi tha se çështjen e kufirit e konsideron si çështje të një kontesti të sajuar, I cili duhet zgjidhur sipas parimeve të Grupit të Kontaktit. Ai është takuar edhe me kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetarin e Kuvendit, Kolë Berisha, kryetarin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi dhe kryetarin e partisë politike “Ora”, Veton Surroi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG