Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se shërbimet amerikane të zbulimit besojnë se audiokaseta e transmetuar në televizionin arab al Xhazira, përmban zërin autentik të Bin Ladenit.
Në kasetën në fjalë bin Ladeni dënoi izolimin e qeverisë palestineze të Hamasit dhe bëri thirrje për mobilizimin e militantëve.
Në Londër kryeministri Toni Bler tha se filozofia politike e Bin Ladenit është ektremizmi dhe urretja e njerëzve të cilët kërkojnë të bashkëpunojnë, për të tejkaluar dallimet fetare dhe racore.
"Është fakt që, ajo çfarë këta njerëz bëjnë dhe Al-Kaeda gjithashtu, është që ata i rikthehen çdo konflikti në botë. Politika e tyre është politika e urrejtjes dhe jo e paqes"-tha Bler.
XS
SM
MD
LG