Ndërlidhjet

ÇFARË MËSIMESH U NXORRËN NGA KATASTROFA E ÇERNOBILIT?


Robert Parsons

20 vjet më parë, më 26 prill herët në mëngjes, një zinxhir ngjarjesh filluan për Ukrainën, që zgjoi një katastrofë të një shkalle të papreçedentë. Në orën 01:23 të mëngjesit, një shpërthim i fuqishëm në reaktorin e katërt të stacionit bërthamor të Çernobilit, provokoi një shpërthim që përhapi 1 mijë ton nga përmbajtja e bërthamës së reaktorit. Pas disa orësh ,një re materiali radioaktiv, rreth 1 km e lartë u zhvendos drejt veriperëndimit përgjatë Evropës, duke shkaktuar panik në kontinent. Po sot pas 20 vitesh, cilat janë mësimet en xjerra nga Çernobili dhe pasojat e tij?
Slavutiç është fëmija që lindi nga katastrofa e Çernobilit, një qytet i vogël i ndërtuar nga asgjë, për të mbajtur të stafin e zhvendosur nga toka bërthamore dhe familjet e tyre.
U ngrit për të demostruar shpirtin e padominueshëm njerëzor, por në rrugën e tij ai është shndërruar në një dëshmi të tragjedisë.
Kryetari energjik i bashkisë, Vladimir Udovishenko (Volodymyr Udovychenko) një ish i punësuar në stacionin bërthamor është një avokat i kauzës Slavutiç.
"Problemi kryesor në Slavutiç është buxheti dhe kjo jo vetëm sa i takon çështjes së shërbimit shëndetsor. Nuk është e drejtë të zbatojmë të njëjtat standarte për fuqinë punëtore të stacionit atomik të Çernobilit, me pjesën tjetër të Ukrainës. Mund të themi se qeveria e Ukrainës nuk po përmbush premtimet e bëra kur mbylli stacionin bërthamor të Çernobilit".
Udovishenko i referohet për këtë papunësisë.
" Në 1999 ne akoma kishim 10 mijë vende pune këtu në stacionin bërthamor. Sot jemi më pak se 3620 vende. Me fjalë të tjera kemi kaluar përmes një transformimi të madh. Por nëse humbasim dhe këto punë, për Slavutiç do të jetë një katastrofë e vërtetë".
Shtatorin e shkuar Kombet e Bashkuara sponsorizuan kryerjen e një raporti prej 600 faqesh që përfshiu punën e qindra shkencëtarëve dhe ekspertëve që u fokusuan kryesisht në pasojat tek shëndeti, ato sociologjike, ambientale dhe ekonomike të aksidentit.
Në raport thuhet se vdekja e 50 njerëzve u shkaktua direkt nga rrezatimi, por disa mijëra mund të vdesin në vijim nga kanceri, përveç numrit prej 100 mijë vdekjesh për shkak të kancerit që pritet në rajon nga arsye të tjera.
Në raport thuhet se pak është kuptuar lidhur me rritjen dramatike të problemeve psikologjike apo depresionit social.
Vladimir Berkovski(Volodymyr Berkovsky) i qëndrës kërkimore për rrezatimin mjekësor në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, ndan të njëjtin mendim me raportin se ndikimi i Çernobilit mbi shëndetin mendor është problemi më i madh që ka lënë aksidenti.
"Fatkeqësisht, ne s'mund të diskutojmë problemet mendore në terma numerike, siç diskutojmë vdekshmërinë. Është shumë subjektive. Mund të jetë pasojë e aksidentit, mund të jetë ai një reagim simultant i të gjitha problemeve që ka vendi plus Çernobilin."
Si shembull në Slavutiç është papunësia si një nga pasojat më të mëdha të katastrofës. Stacioni u mbyll dhe ekonomia lokale falimentoi.
"Leksioni duhet dhe mund të mësohet" thotë Ander Knap, i cili muajin e kaluar ishte në Slavutiç për të ndarë eksperiencën e tij si zëvëndës kryetar i bashkisë së qytetit Karlstadt në Suedi, një tjetër qytet tejet i ndërvarur nga energjia bërthamore.
Çelësi është infomacioni, thotë ai. Njerëzit që jetojnë në këto zona duhet të jenë të informuar mbi rreziqet që krijon të jetuarit pranë një stacioni bërthamor dhe të trajnohen që të dinë çfarë të bëjnë kur gjërat shkojnë keq.
Si shumë të tjerë ai beson se shkalla e evakuimit ishte më e lartë nga ajo sa duhet të kish qenë.
"Reaksioni në atë kohë ishte se katastrofa ishte më e madhe nga jo çfarë ne shohim sot. Sot ne dimë që nuk kemi atë dimension ekstrem të njerëzve të vdekur, apo të zonave, në të cilat nuk mund të jetosh. Pra është shumë e rëndësishme t'u kthesh njerëzve shpresën për të ardhmen, t'u kthesh tokën e tyre dhe shanset për punë dhe jetesë, edhe në zonat pranë Çernobilit".
Në diskutim, ndoshta, raporti mbi Çernobilin argumenton se shumë nga territoret e infektuara janë tashmë të sigurta për ripopullim dhe për aktivitet ekonomik. Niveli i rrezatimit ka rënë disa qindra herë për shkak të procesit natyror dhe masave të marra. Vetëm në këtë mënyrë, sygjeron raporti, do të jetë e mundur për të zhvendosurit nga Çernobili të fillojnë proçesin e gjatë të përmirësimit të jetës së tyre.


XS
SM
MD
LG