Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad tha se bota nuk ka pse të trembet, nga programi bërthamor i vendit të tij. Ai gjithashtu tha se Teherani do të tërhiqet nga agjensia atomike e kombeve të bashkuara nëse antarësimi nuk i prodhon asnjë përfitim. Ahmadinajad sërish kundërshoi pretendimin e perëndimorëve se Iani po kërkon të zhvillojë armë bërthamore. Ai tha se programi bërthamor i Iranit është paqësor.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka vendosur Iranit 28 prillin, si afatin e fundit për të ndalur pasurimin e uraniumit, ndryshe do të përballet më saksione.
Ahmadinejad tha se saksionet janë të pamundura. Zyrtarët iranianë thanë se nuk kanë në mend të respektojnë afatin e përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit.
Po sot, tensioni është ngritur mes Teheranit dhe Tel Avivit, kur presidenti iranian e quajti Izraelin një shtet artificial që s'mund të vazhdojë të egzistojë.
"Logjikisht ne themi se ky regjim falls nuk mund të vazhdojë të egzistojë"- tha ai.
Më herët në Tel Aviv ministri izraelit i mbrotjes Shaul Mofaz e quajti programin bërthamor të Iranit kërcënimin më serioz, me të cilin janë ballafaquar hebrejtë, që kur Adolf Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani.
XS
SM
MD
LG