Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lideri politik serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq e ka përshëndetur vizitën e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në Manastirin e Deçanit me rastin e Pashkëve ortodokse. Mëtutje, zoti Ivanoviq i ka thënë AFP-së se vendimi i peshkopit Teodosije për ta pranuar presidentin Sejdiu mund ta hapë një faqe të re në historinë e marrëdhënieve serbo-shqiptare". Sipas tij, vendimi i peshkopit Teodosije për tu takuar me zotin Sejdiu ishte një "hap shumë i guximshëm" duke pasur parasysh qëndrimin zyrtar të Kishës Ortodokse Serbe.
XS
SM
MD
LG