Ndërlidhjet

KAIRO/LAS VEGAS


Zyrtarët e Egjiptit thonë se numri i të vdekurve nga tri shpërthime të bombave në qytetin Dahab të Sinajit ka arritur në 23 vetë. Nga këto shpërthime janë plagosur së paku 62 të tjerë. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime, që dje e goditën këtë pushimore bregdetare. Presidenti Hosni Mubarak tha se shpërthimet ishin "akt mëkatar terrorist" ndërsa këto sulme i dënoi edhe presidenti amerikan, Xhorxh Bush. Mbrëmë gjatë fjalimit të tij në Las Vegas, presidenti Bush, tha:
- Armikun e siguroj për këtë: ne do të mbetemi në ofensivë. Ne nuk do të heqim dorë dhe ne do t'ju sjellim para drejtësisë për hir të paqes dhe ardhmërisë.
XS
SM
MD
LG