Ndërlidhjet

BEOGRAD


8 ish policë, mes tyre oficerë aktivë, janë akuzuar nga prokuroria serbe për krimet e luftës për vrasjen e 48 shqiptarëve në Kosovë.
Kjo është akuza e parë lëshuar nga autoritetet serbe ndaj oficerëve të policisë, për kryerjen e krimeve në Kosovë.
Të gjitha viktimat ishin të një familjeje, mes tyre një fëmijë dhe një grua shtatzanë. Ata u vranë në Suharekë të Kosovës, në mars të 1999 dhe u trasportuan më pas në një varr masiv në Batajnicë, në perëndim të Beogradit.
Rreth 800 trupa të shqiptarëve të vrarë nga forcat e Millosheviçit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 –1999, u zhvarrosën nga varri masiv i Batajnicës, egzistenca e të cilit u zbulua në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG