Ndërlidhjet

ATHINË


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleeza Rise tha sot se deklarata e Iranit, se mund të shkëpusë lidhjet më Agjensinë Bërthamorë të Kombeve të Bashkuara, mund vetëm të thellojë izolimin e tij nga komuniteti ndërkombëtar.
" Iranianët mund të kërcënojë por ata po thellojnë vetëizolimin, dhe më duhet të nënvizoj se kur komuniteti ndërkombëtar flet dhe thotë se një shtet antar duhet të bëjë diçka, at'herë komuniteti ndërkombëtar duhet të bëhet i besueshëm lidhur më kërkesat e tij"-tha Rise.
Rise i bëri këto komente gjatë një vizite një ditore në Athinë, ku u takua më zyrtarët grekë. Ndërkaq policia është përleshur sot më qindra demostrues, të cilët protestuan kundër vizitës së Rise në Athinë.
XS
SM
MD
LG