Ndërlidhjet

KAIRO


Liderët botërorë kanë dënuar sulmet me bombë në qytetin Dahab në Egjipt, ku u vranë 23 persona, përfshirë tre të huaj një rus, një zviceran dhe gjerman, ndërsa 62 të tjerë u plagosën.
Presidenti amerikan George Bush i cilësoi sulmet një "akt të urryer" ndërsa presidenti rus Vladimir Putin "akt barbar".
Kryeministri izraelit Ehud Olmert gjatë një bisede telefonike i shprehu ngushëllimet homologut te tij egjiptian Hosni Mubarak. Një zëdhënës tha se Hamasi ka dënuar gjithashtu ashpër këtë akt kriminal. Kjo besohet të jetë dhe hera e parë, që grupi militant islamik, dënon një akt terrorist në rajon.
Ndërkaq deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë lidhur me këto sulme.
XS
SM
MD
LG