Ndërlidhjet

TEHERAN


Zyrtarët iranianë nuk sinjalizojnë ndryshim të kursit për sa i takon çështjes së programit të tyre bërthamor. Në këtë kontekst shefi i këshillit për sigurinë kombëtare Ali Larijani, bëri të ditur se Teherani, nuk ka ndërmend të lëshojë pe.
" E kam thënë qartë se nëse ju vendosni sanksione, Irani do të ndërpresë lidhjet e tij me agjensinë bërthamore të kombeve të bashkuara. Nëse ju po kërkoni të vendosni Iranin, brenda strukturës së ligjit ndërkombëtar për shkak të programit të tij bërthamor, ju duhet të arrini një marrëveshje lidhur me këtë strukturë më Iranin, ju s'mund të vendosni duke përdorur forcën"-tha Larijani.
XS
SM
MD
LG