Policia ka ndaluar 10 persona për t'i pyetur lidhur me tre shpërthimet në qytetin Dahab në Egjipt, ku u vranë 23 persona, përfshirë tre të huaj një rus, një zviceran dhe gjerman, ndërsa më shumë se 60 të tjerë u plagosën. Autoritet thanë se mbetet ende e paqartë, nëse shpërthimet u kryhen nga kamikazë apo me bomba me sahat.