Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës ambasadori i OSBE-së, Jenc Modvig ka thënë sot se ka arsye për të shqyrtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, që janë të parapara të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Ai është shprehur se kjo periudhë është vendimtare në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës dhe polemikat eventuale negative të fushtës zgjedhore do të ishin të padëshirueshme. Këto komente zoti Modvig i bëri pas takimit me liderin e partisë Ora, Veton Surroi, i cili kërkon mbajtjen e zgjedhjeve ashu siç është paraparë. Pritet që nesër, gjatë një debati të organizuar nga OSBE-ja, partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, do të vendosin për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG