Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer tha mbrëmë vonë se në takimin e nesërm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të aleancës në Sofje të Bullgarisë do të bisedohet edhe për Kosovën.
- Mendoj se nuk gaboj nëse them se mund të diskutohet për Lindjen e Mesme. Poashtu mund të diskutohet për Iranin dhe Afganistanin, për shkak të pranisë së BE-së dhe NATO-s. Mund të diskutohet edhe për Kosovën. Pra nuk do të befasohesha nëse për këto tema do të diskutohet në darkën trans-atlantike, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. I pyetur për gjasët që Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia të bëhen anëtare, zoti Scheffer tha se në samitin e Rigës, në nëntor, nuk do të merren vendime për këtë çështje, por, siç u shpreh ai "do të jepen sinjale". Ai tha se diskutimet për këtë çështje do të fillojnë nesër në Sofje.